"Po ju çfarë i kërkuat Babagjyshit?" Fotot provokuese të Hermes për Krishtlindje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2021, 16:55
Prezantuesi shqiptar, Hermes Nikaj ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram foto i veshur si babagjysh, për të uruar festat e fundvitit.
I veshur me të brendshme, në setin e tij të fotove, Hermes i uron ndjekësve mbarësi e bekime.
"Në vigjilje të kësaj feste të shenjtë uroj të keni veç mbarësi dhe bekime në familjet tuaja. Krishtlindje të gëzuara të gjithë besimtarëve të krishterë", shkruan Hermes në Instagram.
I njohur ndryshe si "Zogu i Tiranës", Hermes nëpërmjet fotove provokuese pyet ndjekësit, se çfarë dhurate i kanë kërkuar babagjyshit këtë vit.

