“Jeta mes Turqisë dhe Kosovës” rrëfehet këngëtarja Ebru Zhilta
Ebru Zhilta muzikantja me origjinë nga Turqia, lindur dhe rritur në Kosovës. E ftuar në studion e “Jeto me Orën” Ebru foli për pasionin e madh ndaj muzikës si dhe për jetesën në Kosovë. Ajo tregoi se familja e saj ka lindur në Kosovë por jeta e tyre është mes Turqisë dhe Kosovës.
“Shumicën e kohës jam në Kosovë por edhe në Stamboll shkoj shumë shpesh. Ne në familjen tonë flasim gjuhën turke së tepërmi. Një ngjashëmri që ka Kosova me Turqinë është se i dua të dyja, pavarësisht se në Turqi më pëlqen shumë deti ndoshta edhe pse të gjithë shoqërinë e kam në Turqi dhe më merr shumë malli për ta” u shpreh Ebru.
Ajo tregoi se miqtë se saj kanë ardhur të vizitojnë Kosovën pasi kanë shumë qejf të vijnë aty. Sa për pasionin për muzikën ajo tregoi se ka nisur si pasion kur ishte e vogël.
“Isha 8 vjeç kur nisa muzikën e më pas shkova në shkollën e muzikës. Babi ka qenë një mbështetje shumë e madhe për mua por edhe kushërinjtë e mi” u shpreh Ebru.
Ajo tregoi edhe për periudhën e pandemisë dhe sesi konkuroi në “Rri në shtëpi” ku edhe fitoi çmimin si koveri më i mirë.
“Në periudhën e pandemisë ngaqë isha më e lirë fillova të postoj më tepër nga koverat e mijë dhe kështu njerëzit filluan të donin edhe më shumë” u shpreh Ebru. Më tej tregoi edhe për bashkëpunimin e këngëtarin anglez Paul Dwyer.
“ Ne bëmë një bashkëpunim dhe nuk e pritëm që kjo këngë të pëlqehej kaq shumë nga publiku dhe mori mbi 2.2 milion views, për ne ishte një surpizë” u shpreh këngëtarja.
Ajo tregoi edhe për planet për të ardhmen se e ka gati një këngë të re për ta publikuar.
“Unë vetëm një projekt kam aktualisht gati për ta publikuar. Por po pres që të bëjë edhe kover shqip apo edhe një këngë shqip do më pëlqente shumë” përfundoi Ebru.
Ajo performoi në studio edhe këngën e saj të preferuar shqip.
