"Janë biznes i mirë…", aktori dhe producenti kosovar: Për 1 mln euro do futesha në Big Brother Vip
Producenti kosovar, Fatmir Spahiu ishte i ftuar në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora me moderator Arjon Muça dhe Arjola Shehu. I pyetur se çfarë mendon për një reality show siç është "Big Brother", Spahiu u shpreh se këto lloj programesh janë një biznes i mirë.
Spahiu: Populli duhet ta kuptojë se është një lojë. Janë shumë popullore, në portalet kosovare më tepër flitet për "Big Brother" se sa për suksese të mëdha të kinematografisë kosovare.
Por i pyetur nëse do ta kishte pranuar ftesën për të qenë pjesë e "Big Brother", Spahiu refuzoi.
Spahiu: Jo. Nuk dua të them që ata që e pranojnë bëjnë gabim sepse loja është një trampolinë e mirë sidomos për ata që duan të jenë prezentë dhe të popullarizuar, por unë e konsideroj që popullariteti ose suksesi që t'i sjellin këto profesione duhet të vijnë në bazë të punës, në bazë të asaj çka ti prodhon e krijon, e jo në bazë të asaj se si vjen, se si lahesh, si ha bukë. Nuk e shoh veten edhe pse një ofertë e madhe financiare milionshe ndoshta do më bindte. Për 1 milion euro po, lek jo (qesh).
