Dukesha surprizon me performancën në piano

Dukesha e Kembrixhit i ka befasuar të gjithë teksa ka performuar në piano përkrah muzikantit Tom Walker. Në videon e regjistruar më herët, e cila është postuar në rrjetin Twitter të Pallatit Kensington, Kate luan në piano këngën e Krishtlindjeve. Kantautori britanik Ëalker dhe dukesha janë takuar në një ngjarje bamirësie.

"Të dy ishim vërtet nervozë, se ndoshta nuk do të shkonte gjithçka sipas planit dhe njëri prej nesh do të zhgënjente tjetrin, por ajo ishte absolutisht e mrekullueshme ", tha Ëalker.

Në një hyrje të regjistruar për shërbimin, Kate vlerësoi njerëzit "frymëzues" që i kanë shërbyer komuniteteve të tyre gjatë "kohës së zymtë" të pandemisë.

Kate tha se Mbretëria e Bashkuar ishte përballur me "shumë sfida" gjatë Covid, duke përfshirë vdekjen e të dashurve dhe punëtorët e vijës së parë që ishin nën "presion të jashtëzakonshëm".

Në shfaqje morën pjesë edhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore Princi William, Zara dhe Mike Tindall, Sophie Wessex dhe Princesha Beatrice dhe burri i saj Edoardo Mapelli Mozzi.

Më herët Princi William dhe Kate postuan në Twitter se kjo Krishtlindje do të ishte ndryshe nga ajo që kishin planifikuar shumë njerëz.