Macron fton francezët të bëjnë teste për Covid-in para festave të fundvitit
Presidenti francez u ka bërë thirrjeve qytetarëve të bëjnë teste për Covid-in para festave të fundvitit.
Nëpërmjet një postimi në Twitter ai u kërkon qytetarëve të bëjnë teste para se të takohen me të dashurit e tyre para festave të fundvitit.
“Gëzuar festat për të gjithë! Për ata që do të kalojnë festat me familjen e tyre: masat bazë të mbrojtjes (maskë, distanca), testi i Covid dhe, në rast simptomash, karantinim. Për v të gjithë ata që punojnë për t'u kujdesur për ne, për të na mbrojtur: faleminderit. Le të kujdesemi për njëri-tjetrin”, shkroi presidenti francez në Twitter.
Emanuel Macron përsëriti mesazhin e tij në një video në TikTok: "Edhe nëse jeni të vaksinuar, duhet të bëni testin... për t'u siguruar që nuk jeni të infektuar përpara se të takoni familjen tuaj."
Bonnes fêtes à tous !
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) December 23, 2021
À ceux qui auront la joie de se retrouver en famille pour Noël : les gestes barrières, un test préventif pour rassurer, et en cas de symptôme, on s'isole, on alerte. À ceux mobilisés pour soigner, nous protéger : merci. Prenons soin les uns des autres.

