Omicron "kërcënon" Anglinë, 93 mijë raste me variantin e ri

Mbretëria e Bashkuar ka shënuar rekord ditor, dje, 17 dhjetor  me infektime nga varianti i ri  i koronavirusit, ku u regjistruan 93,000 raste të reja.

Kryebashkiaku i Londrës nuk e fshehu shqetësimin e tij nga niveli i lartë i infektimeve në qytetin që ai drejton.

Sadik Khan tha se 26,000 rastet e reja të së premtes kanë një ndikim të madh në mungesat e stafit në shërbimet e urgjencës së qytetit.

Nga ana tjetër, OBSH-ja thekson se varianti Omicron është identifikuar në të paktën 89 vende të botës dhe po përhapet dukshëm më shpejt se varianti i mëparshëm “Delta”.

Sipas OBSH-së, “Omicron” po përhapet me shpejtësi edhe në vendet me nivele të larta të imunitetit të popullsisë.

Në Angli, shtrimet në spital mund të arrijnë kulmin e tyre, në 3,000 pacientë. Rregullat aktuale të Planit B për Anglinë përfshijnë leje për Covid për ngjarje të caktuara, maska për fytyrën në më shumë vende dhe qytetarëve po u kërkohet të punojnë nga shtëpia nëse munden.