Frikë nga Omicron/ Parisi anulon spektaklin e fishekzjarreve të Vitit të Ri

Parisi ka anuluar shfaqjen e fishekzjarreve, si dhe ngjarje të tjera festive në Avenue des Champs-Elysées për natën e Vitit të Ri.

Kjo masë është marrë sot nga qeveria franceze për të parandaluar përhapjen e variantit Omicron, transmetojnë mediet franceze.

Kryeministri francez, Jean Castex, tha dje, 17 dhjetor, se festimet e mëdha të Vitit të Ri dhe fishekzjarrët do të ndalohen, si edhe këshilloi qytetarët francezë, edhe nëse janë të vaksinuar, të bëjnë një test diagnostikues për Covid-19 përpara se të takohen me persona të tjerë, për të festuar Vitin e Ri.