E rëndë/ Shpërthim në bankë, vriten 14 persona
Një shpërthim në një bankë në qytetin jugor të Pakistanit, Karachi, ka vrarë të paktën 14 persona, njofton policia.
Shumë persona të tjerë u plagosën nga shpërthimi, i cili besohet të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi nga kanali i ujërave të zeza, shkruan BBC.
Dëshmitarët thanë për mediet lokale se shumë njerëz u varrosën në rrënoja. Ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dritaret dhe dyert e ndërtesës së bankës "Habib Bank" , automjetet e dëmtuara dhe dokumentet e shpërndara nëpër rrugë.
“Ekipet tona janë në punë duke u përpjekur të përcaktojnë shkakun e shpërthimit, por me sa duket struktura është ndërtuar në një kanalizim, mendohet se gazi mund të jetë shkak i mundshëm”, u tha gazetarëve oficeri i policisë Sarfaraz Nawaz.
