Zvicra sërish referendum, qytetarët do të vendosin për vaksinimin e detyrueshëm kundër Covid-19

Qytetarët zviceranë mund t’i drejtohen sërish kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre sa i përket vaksinimit të detyrueshëm për pandeminë e Koronavirusit.

Lëvizja Zvicerane për Lirinë, një grup zviceran që kërkon ndalimin e vaksinimit të detyrueshëm thotë se ka mbledhur nënshkrime të mjaftueshme për ta hedhur këtë çështje në votim popullir. Ata paraqitën zyrtarisht kërkesën e tyre këtë javë.

Kemi mbledhur 125,000 nënshkrime, 25,000 më shumë se sa kërkohet nga ligji për t’i shtruar çështjet për referendum. Sipas juristëve vendas, votimi për nismën ka të ngjarë të ndodhë vitin e ardhshëm.

Grupi që ka bërë kërkesën apleon që në Kushtetutën zvicerane të përfshihet dhe sanksionohet se çdo individ e përcakton vetë se çfarë mund të injektohet ose implantohet në trupin e tij.

Muajin e kaluar, votuesit zviceranë miratuan një ligj që ndihmon edhe më shumë punonjësit e shëndetësisë ndërsa kanë preferuar që t’i mbajnë masat anti-Covid që janë në fuqi.

Vaksinimi në Zvicër nuk është me detyrim, përveç rasteve kur mjekët e shohin të domosdoshëm për të shpëtuar jetën e qytetarëve. Sa i përket referendumit, ata zhvillohen në mars, qershor, shtator dhe nëntor në Zvicër.