Kapet në flagrancë duke situr kokainë, arrestohet shqiptari në Itali, i sekuestrohen 10 mijë euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2021, 22:47
Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për trafik droge.
Sipas mediave italiane, shqiptar i riu është kapur në flagrancë teksa po i shiste 6.24 gram kokainë një shtetasi italian.
Ndërkohë policia italiane pas kontrollit që ka bërë në shtëpinë e tij ka gjetur lëndë narkotike kokainë dhe 10 mijë euro cash.
Dyshohet se ai ishte pjesë e një grupi që shpërndante lëndë narkotike për të siguruar të ardhura.
Sipas burimeve, shqiptari po përballet me akuzën e shpërndarjes së drogës, ndërkohë që aktualisht ndodhet në burgun e Pesaros.
