Filipinet goditen nga i 15-i tajfun për këtë vit, dhjetëra viktima dhe disa të humbur

Filipinet janë goditur nga Tajfuni Rai i konsideruar si më i forti dhe i 15 për këtë vit. Erërat e forta dhe shirat intensivë kanë shkaktuar viktima dhe disa persona të humbur si dhe dëmë të mëdha. Mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Tajfuni Rai i konsideruar si më i forti dhe i 15 për këtë vit ka goditur Filipinet duke shkaktuar të paktën 18 viktima.

Tajfuni solli erëra me shpejtësi deri 165 milje në orë, shi të dendur dhe përmbytje.

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive ka folur për “dëmtime të rënda” në zonat më të prekura, me mbi 300,000 njerëz që u larguan nga shtëpitë e tyre dhe vendpushimet e plazhit.

Tajfuni goditi disa zona të populluara  përfshirë qytetin me rreth 1 milion njerëz Cebun.

Linjat e energjisë dhe të komunikimit janë aktualisht të ndërprera në pjesë të ishullit turistik të Siargao dhe OKB thotë se 13 milionë njerëz mund të preken nga Tajfuni.

Në përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar ushtria, policia si dhe rojet bregdetare duke e çuar numrin në mbi 18 mijë persona për të ndihmuar në këtë katastrofë.

Rai pritet të vijojë i fortë edhe për 24 orët në vijim përpara se të dobësohet, duke sjellë kështu edhe reshje shiu në Vietnam por që ndikimi nuk pritet të jetë shumë i madh në këtë rajon.

Filipinët janë një nga vendet e cënuara nga ndryshimet klimatike duke u bërë kështu vendi që preken më shpesh nga tajfunet, uraganet dhe ciklone shkatërruese.