Nënë e dy binjakëve, Saimira Selmani zbuloi momentin kur mësoi për ta

Ata vinë bashkë në jetë në të njëjtën kohë. Një lidhje e ngushtë e cila i shoqëron gjithë jetën.

Thuhet në disa studime se binjakët ndjejnë përjetimet e njëri tjetrit edhe nëse janë në distancë, një lidhje gati magjike. Për të folur për këtë temë sot në “Jeto me Orën” ishin të ftuar Saimira Selmani nënë e dy fëmijëve binjak si dhe në një lidhje në “Skype” binjaket nga Kosova Elsa dhe Elisa Kazazaj. Saimira tregoi sesi e ka përjetuar kur e mori vesh që do ishte nënë e dy binjakëve.

“E ka pasur me shumë qejf të isha nënë binjakësh edhe pse kur e mora vesh më kapi pak frika pasi kam mikesha që janë nëna binjakësh dhe lodheshin shumë. Por më pas isha shumë krenare dhe ndihesha e privilegjuar për këtë gjë” u shpreh Saimira Selmani.

Ndërsa binjaket Elsa dhe Eliza treguan se pjesën më të madhe njerëzit i ngatërrojnë shumë pasi ato të dyja nuk kanë diçka dalluese nga njëra tjetra.

“Na ngatërrojnë shumë vetëm të afërmit na dallojnë se kush është njëra apo tjera. Nuk kemi asnjë shenjë dalluese që të na bëj të veçantë nga njëra tjetra. Ndërsa të afërmit e bëjnë diferencën nga sjella dhe karakteri aty na dallojnë” u shprehën ato.

Ato treguan gjithashtu edhe sesa të lidhura janë me njëra tjetrën.

“Kemi një lidhje shumë të veçantë me njëra tjetrën jemi të pandara në pjesën më të madhe të kohës. Prindërit kur e kanë marrë vesh se do bëheshin me binjakë e kanë përjetuar shumë që të dy” u shprehën motrat Kajtazaj.

Kurse Saimira tregoi më tepër për përgatitjet kur e mori vesh që ishin dy.

“Isha jashtë Shqipërisë kur e mora vesh, vetëm 4 muajshe madje edhe binjakët i kam lindur jashtë. Fatmirësisht nuk pata problem gjatë shtatzënisë dhe isha përgatitur për një fëmijë madje kisha blerë edhe disa gjëra. Aty ndryshuan planet e mija bleva çdo gjë pastaj për dy, dhe e kam shijuar shumë” u shpreh Saimira.

Motrat binjake treguan se edhe veshjet i kanë të gjitha njësoj dhe gjithmonë  vishen njësoj.

“Ne vishemi gjithmonë njësoj dhe të gjitha veshjet i kemi njësoj asnjë ndryshe. Dëshira jonë kur të rritemi është që të bëhemi mësuese, të dyja duam të bëhemi mësues" përfunduan motrat.

Pra edhe motrat në studio e vërtetuan më së miri se binjakët jo vetëm që janë identik por edhe kanë dëshira të njëjta dhe  preference të njëjta. 

Edhe mami Saimira tregoi po ashtu se edhe binjakët e saj nuk bëjnë asnjë pa njëri tjetrin që nga ndarja e ushqimit dhe deri tek lojërat.