OBSH: Omicron po përhapet me shpejtësi të paprecedentë, duhen masa

Varianti i ri i koronavirusit Omicron po përhapet në të gjithë globin me një ritëm të paprecedentë, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Rastet e variantit me mutacionin e ri janë konfirmuar në 77 vende.

Në një konferencë për shtyp, shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ishte i shqetësuar, pasi nuk po merren masa mjaftueshëm për të trajtuar variantin.

"Deri tani se ne e kemi nënvlerësuar  këtë virus. Edhe nëse Omicron shkakton sëmundje më pak të rënda, numri i madh i rasteve mund të kapërcejë përsëri sistemet e papërgatitura shëndetësore," tha ai.

Varianti Omicron u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut në nëntor dhe që atëherë vendi ka parë një rritje të infeksioneve.

Presidenti Cyril Ramaphosa ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe aktualisht është duke u izoluar me simptoma të lehta.

Një numër vendesh kanë vendosur ndaluar udhëtimet nga Afrika e Jugut dhe fqinjët e saj pas shfaqjes së Omicron, megjithatë kjo nuk ka arritur të ndalojë variantin të përhapet në mbarë botën.