Bella punon në studion e “Jeto me Orën” bookfolding

Libër palosja ose e quajtur ndryshe ‘Book folding” është një nga artet më të reja që është përhapur në shumë vende të Europës dhe jo vetëm.

I panjohur si art në vendin tonë sot në studion e “Jeto me Orën” ishte e ftuar Gabriela Bella vajza e cila ka pasion prej 4 vitesh këtë art.

Gabriela Bella tregoi në studio se çfarë është bookfoldin dhe sesi ajo e përgatit një dhuratë nëpërmjet këtij arti.

“Bookfoldin është palosja e një libri dhe prerja e fletëve të tij duke krijuar këtë art të veçantë. Si fillim na duhet një libër me minimumin 400 faqe, sa më shumë faqe të ketë aq më mirë është” u shpreh Gabriela Bella. 

Inspirimi i saj i parë ka qenë mësuesja e gjimnazit e cila i ka treguar Gaberielës për ‘Book folding” e më pas Gabriela e përvetësoi duke e bërë tashmë një punë me kohë të plotë për të.

 

Si fillim  ajo tregoi se e ka nisur me dhurata për njerëzit e  afërt por me shtysën e shoqërisë vendosi të hap dhe një faqe në Instagram për të marrë porosi.

“Unë e nisa si fillim duke u bërë dhurata të afërmve të mijë e më pas duke bërë edhe porosi online. Punimi im i parë ka qenë një libër që lexonte teacher dhe ja kam bërë mësueses së anglishtes dhe është punimi që më ka marrë më tepër kohë nga të gjitha punimet e mija rreth dy ditë. Ndërsa tani më mjaftojnë edhe dy orë për të bërë një punim të thjesht” u shpreh Gabirela Bella.  Ajo tregoi  gjithashtu se reagimet e njerëzve kanë qenë kryesisht pozitive. 

Ndërsa librat kryesisht i ka dhuratë nga gjyshja e saj. Gabriela punoi edhe diçka në studio duke ndarë me  publikun disa nga teknikat e këtij arti.