Kreu i Policisë së Shtetit Gledis Nano te SPAK pas lajmit për arrestimin e Llallës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2021, 13:30
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka mbërritur mesditën e sotme në SPAK.
Vizita e tij në organin e akuzës vjen pas lajmit për arrestimin e ish-prokurit Adriatik Llalla në Romë por edhe në suazën e zhvillimeve politike brenda PD.
PD ka kallëzuar në SPAK mbështetësit e Berishës për falsifikimin e vulës dhe përdorimin e paautorizuar të simboleve të kësaj partie.
Nga ana tjetër Flamur Noka i PD i është drejtuar me kërkesë zyrtare Nanos ku i kërkon llogari lidhur me rrethimin e selisë së PD me forcat speciale të policisë ditën e Kuvendit të 11 dhjetorit.

