"Erdhën me skafe uji", 5 persona të armatosur qëllojnë drejt turistëve në plazhin e Kankunit (video)

Turistët u përpoqën të fshiheshin pasi të shtëna me armë shpërthyen  në një plazh në resortin meksikan në Kankun.

Pesë persona të armatosur dolën me skafe uji në breg jashtë hotelit me katër yje Oasis Palm dhe filluan të qëllojnë në zonën e hotelit.

Lucio Hernández Gutiérrez, shefi i policisë së shtetit bregdetar të Quintana Roo, tha se sulmuesit me sa duket u ngjitën në plazh me skafe uji dhe hapën zjarr në një plazh në Kankun.

Skafet  u gjetën një milje larg në një plazh dhe u sekuestruan.

Një dëshmitar, Rick Lebassa, një turist nga Maine, SHBA, tha se dy ose tre persona të armatosur dukej se po qëllonin në ajër me pistoleta.

Ai tha: “Ishin dy djem dhe ndoshta edhe një i tretë, të cilët erdhën me "ski jet" (skafe uji), dhe ata qëllonin lart në qiell."

"Unë nuk pashë asnjë të shtënë në drejtim të vijës bregdetare."

Të shtënat vijnë pas një sërë incidentesh të dhunshme në bregdetin e mbushur me resorte. Marinsat meksikanë me jelek antiplumb, helmeta dhe të armatosur u panë duke patrulluar plazhet e mbushura me turistë të Kankunit pas të shtënave të djeshme.