Demokratët rrëzojnë dekretin e Biden, për vaksinim të detyrueshëm
Senati amerikan ka rrëzuar projektligjin e presidentit Joe Biden me 52 vota kundër dhe 48 pro, lidhur me vaksinimin dhe testimin e detyrueshëm për punonjësit e bizneseve private.
Projektligji tani do të kthehet në Dhomën e Përfaqësuesve, ku do të përballet me kundërshtime të ashpra.
Senati, me shumicë demokrate do ta kishte të pamundur propozimin e Partisë Republikane për të rrëzuar projektligjin e Bidenit, nëse kundër tij nuk do të kishin votuar dy senatorë demokratë.
Demokratët Joe Manchin nga Virxhinia Perëndimore dhe Jon Tester nga Montana iu bashkuan Partisë Republikane për të rrëzuar legjislacionin e presidentit.
Biden kërcënoi se do të përdorë veton lidhur me projektligjin e tij.
Projektligji parashikonte që bizneset me më shumë se 100 punëtorë të kërkonin vaksinimin dhe testimin e detyrueshëm për Covid-19 ndaj miliona të punësuarve.
Gjithmonë e kam përkrahur vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit e administratës shtetërore, por nuk përkrah vaksinimin e punëtorëve të bizneseve, tha senatori i Virxhinias Joe Manchin.

