Nga ndryshimet klimatike te Lojërat Olimpike/ Prioritetet e qeverisë së re gjermane

Qeveria e re gjermane me në krye kancelarin Olaf Scholz pritet të vendosë edhe prioritetet në politikën e brendshme dhe atë të jashtme. Një pikë që do të jetë në krye të agjendës janë ndryshimet klimatike.

Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock  theksoi se kriza klimatike është qendrore në agjendën e saj diplomatike.

"Unë do t'u jap politikave ndërkombëtare të klimës hapësirën që meritojnë në axhendën diplomatike që nga dita e parë," tha ajo.

Ashtu si ministrat e jashtëm të mëparshëm gjermanë, Parisi ishte destinacioni i parë në turneun e saj inaugurues në kryeqytetet evropiane. 

"Gjermania nuk ka mik më të ngushtë se Franca", tha kryediplomatja gjermane.

Ajo u takua me homologun e saj francez, Jean-Yves Le Drian, ndërsa mbajën një konferencë për shtyp. Ata cekën edhe temën e Lojërave Olimpike në Pekin që janë bojkotuar nga ShBA-të, Britania dhe Australia.

Për Yve le Drian, europianët do ta trajtojnë këtë çështje në takimin e radhës me ministrat e Jashtëm, ku foli për një qëndrim shumë kërkues ndaj Kinës për çështjen e të drejtave të njeriut.

Përveç politikave të përbashkëta të dy vendeve të rëndësishme të BE-së, homologët diskutuan dhe për krizën në kufirin Poloni-Bjellorusi  dhe konfliktin në Ukrainën lindore. 

Në kuadër të vizitave të saj inaguruese në vende të ndryshme europiane dhe më gjerë, ajo theksoi rëndësinë e "vlerave bazë" të Bashkimit Evropian. "Ne nuk mund të lejojmë që themelet e Evropës të shemben, veçanërisht me sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut".

Ministrja e Jashtme Baerbock kishte kandiduar më herët për kancelare për Partinë e Gjelbër në zgjedhjet parlamentare të shtatorit në Gjermani, ku Partia e Gjelbër arriti përqindjen e saj më të lartë të votave, duke u renditur e treta pas Social Demokratëve dhe Bashkimit Kristian Demokrat të ish-kancelares Angela Merkel.