Foto/ Festivali spektakolar i dritave dhuron 4 net magjike

Rikthehet një vit pas pezullimit për shkak të pandemisë, Festivali spektakolar i dritave në Lion, që ka zbukuruar gjithë qytetin.

Për katër mbrëmje magjike, ndërtesat publike, sheshet e qytetit, parqet e madje edhe liqenet shndërrohen në kanavacë për vepra arti.

Që kur Lioni u themelua në vitin 43 p.e.s, drita ka zënë një vend të veçantë në qytet dhe çdo vit më 8 dhjetor, kjo lidhje e veçantë rrezaton kudo. Të pranishmit dhe vizitorët që janë mbledhur për shfaqjen janë të detyruar të mbajnë maskën.

Foto/ Festivali spektakolar i dritave  dhuron 4 net magjike

“Jam shumë e lumtur, është hera e parë që vij të shoh festivalin e dritave dhe miku im më tha se është e mahnitshme dhe tani mund ta konfirmoj edhe vetë" tha një turiste meksikane.

"Është e pabesueshme, mendoj se është shumë e bukur. Një shfaqje e mrekullueshme, më pëlqeu ta shikoja" tha një inxhinier IT nga Britania.

Çdo vit, festivali rilidhet me fillimet e tij që datojnë nga mesi i shekullit të 19-të, përmes instalimeve të përkohshme të dritës që ndriçojnë zona të tëra të qytetit dhe transformojnë fasadat e ndërtesave madhështore të Lionit në një shfaqje dritash.

Foto/ Festivali spektakolar i dritave  dhuron 4 net magjike

“Është ndoshta spektakli më i bukur që kam parë deri më tani. Kam xhiruar që në nëntë të mbrëmjes dhe sinqerisht është shumë i bukur”, u shpreh Sarah, menaxhere e projektit.

Lioni ishte qyteti i parë evropian që nisi një projekt të tillë. Në vitet 1960, garat e ndriçimit të vitrinave, veçanërisht midis dyqaneve ushqimore, vazhduan këtë traditë në një formë të re. Ata shënuan fillimin e sezonit të Krishtlindjeve dhe ndriçuan festimet fetare të 8 dhjetorit. Tradita vazhdon prej vitesh dhe pjesa tjetër është histori.

Foto/ Festivali spektakolar i dritave  dhuron 4 net magjike

Foto/ Festivali spektakolar i dritave  dhuron 4 net magjike