Pfizer: Doza e tretë zvogëlon 90% rrezikun e vdekjes

Të dhënat e reja vijnë nga një studim i ri shkencor izraelit për dozën e tretë të vaksinës Pfizer/Biontech kundër mutacionit Delta, i cili ende dominon në mbarë botën , duke vrarë shumë njerëz.

Si rrjedhojë, dozat përforcuese të vaksinave Pfizer / BioNTech zvogëlojnë rrezikun e vdekjes nga Covid-19 të shkaktuar nga varianti Delta i koronavirusit me 90%, në krahasim me personat  që kanë marrë vetëm 2 doza.

Shkencëtarët shohin mbrojtje të shtuar të dozës së tretë.

Disa shkencëtarë vlerësojnë se Omicron do të mbizotërojë përfundimisht mbi Delta, siç kishte bërë kjo e fundit me variantet e mëparshme të virusit, por kjo mbetet për t'u konfirmuar.

Një studim i ri nga studiuesit në Clalit Health Services, i botuar në New England Journal of Medicine, zbuloi se  personat  që morën një dozë përforcuese të paktën pesë muaj pas dozës së dytë të Pfizer kishin 90% më pak gjasa të vdisnin në raport me ata që nuk morën një dozë të tretë.

Studimi u krye në 843,208 izraelitë të moshës mbi 50 vjeç, nga të cilët 758,118 (90%) kishin marrë një dozë të tretë.