Video/ U futën për të realizuar video për “Tik Tok”, dy adoleshentet ngelin në karrocë

Një ngjarje e  pazakontë ka ndodhur në Australi, pasi dy vajza u futën në karrocën e supermarketit për të bërë video në “Tik Tok”, por më pas nuk kanë arritur që të dalin.

Sipas mediave të huaja, u futën me qëllim në karrocë, me objektivin për të realizuar një video për rrjetet sociale, por që kur kanë bërë përpjekje që të dalin, por që e kishin të pamundur.

Më pas atyre u ka ardhur ndihmë  Departamenti Zjarrfikës, të cilët përdorën mjetet përkatëse për të prerë karrocën dhe për të nxjerrë vajzat.

Njëra prej vajzave, Daniel Harmer, tregoi se shkuan në supermarketin “”Munno Para Shopping City” dhe filluan të luanin me karrocat e supermarketit të mbyllur.

“Vendosëm të shkonim në një supermarket për të dëgjuar muzikë dhe kishte disa karroca supermarketi, kështu që menduam të merrnim disa prej tyre dhe të futeshim të dyja”, u shpreh Harmer