Muço: Borxhi publik shumë herë më i lartë se prodhimi i përgjithshëm bruto, po shpërdorohen paratë

Eksperti i ekonomisë Klodian Muço është shprehur se edhe në vitin 2022 Shqipëria do të vazhdojë të rrisë borxhin publik.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Siklajda Shorj, Muço u shpreh se borxhi publik është shumë herë më i lartë se prodhimi i përgjithshëm.

Klodian Muço: Përgjatë 2022 do të kemi një defiçit buxhetor që shkon 5.65 të GPT nga ana tjetër rritja ekonomike parashikohet të jetë 4,1%. Shqipëria edhe në 2022 siç në 2020 apo 2021 do të vazhdojë të rrisë borxhin e saj publik. Sa më shumë vite që do të kalojnë aq më shumë në problematikë do të kthehet borxhi publik edhe pse eurobondi i fundit tregon se kishim një normë interesi shumë afër asaj të marrë te eurobondi i parafundit por nuk duhet harruar as fakti se te eurobondi i fundit ishte me maturim 10-vjeçar. Në vitet e fundit ne kemi pasur një borxh publik shumë më të lartë sesa prodhimi i përgjithshëm bruto. Si ka mundësi që ne na është rritur më shumë borxhi se prodhimi bruto?

Ai thotë se paratë publike po shpërdorohen ndërsa shton se nuk ka një orientim të mirë të politikave në funksion të zhvillimit të vendit.

Klodian Muço: Sikur prodhimi i përgjithshëm bruto sikur të furnizohej nga borxhi duhet të ishte rritur shumë më tepër sesa është aktualisht, kjo tregon se si po shpërdorohen paratë publike. Nuk ka një orientim të mirë të politikave ekonomike në funksion të zhvillimit të vendit.