Parashikime pesimiste, OKB: 1 në 29 njerëz, në nevojë humanitare në 2022

Agjencia humanitare për njerëzit në nevojë e OKB-së ka zbuluar përmes një raporti se në vitin 2022 do shënohet numri i më i lartë i personave që do të kenë nevojë humanitare dhe atyre që janë në prag urie. Dhe si një nga shkaqet kryesore OKB mendon se ka qënë pandemia Covid 19.

Agjencia humanitare e Kombeve të Bashkuara lëshoi alarm për sa i përket njerëzve në nevojë vitin e ardhshëm, i cili do të jetë më i larti ndër vite.

Shefi i kësaj agjencie, Martin Griffiths, tha se 1 në 29 njerëz do kenë nevojë humanitare në 2022-shin, 17% më shumë se këtë vit.

Martin Griffiths: Në vitin 2022, 274 milionë njerëz do të kenë nevojë për ndihmë humanitare, e cila është e barabartë me vendin e katërt më të populluar në botë.

Griffiths tha se shkak për rritjen e varfërisë janë konfliktet në vende të ndryshme, ndryshimet klimatike që i detyrojnë njerëzit të zhvendosen nga vendbanimet e tyre, si edhe pandemia, ku shtoi se pasojat mund të jenë më të rënda nga varianti Omicron.

Martin Griffiths: Pandemia e Covid-19, ndryshimet klimatike dhe konfliktet e kanë çuar njerëzit në prag urie, situata mund të përkeqësohet pas studimit të variantit Omicron.

Kreu i agjencisë humanitare tha se Afganistani, Etiopia dhe Mianmari do të jenë vendet që do të preken më shumë nga rreziku i urisë, për shkak të konflikteve.

Sipas raportit, në vitin 2015, vetëm 1 në 95 persona kishte nevojë për ndihmë humanitare.

Griffiths tha se do të kërkonte 41 miliardë dollarë për t’i bërë ballë krizës së urisë në vitin e ardhshëm, ndërsa në 2021

Agjencia humanitare kërkoi vetëm 35 mld dollarë.

Griffiths tha se më shumë se 10% e njerëzve në mbarë botën, ose 811 milionë persona, janë aktualisht të kequshqyer.