I plagosuri në Theth rrezikon këmbën, flet për Ora News: Më zuri pritë e më qëlloi me automatik

47 vjeçari Gëzim Ndrezaj i cili mbeti i plagosur me armë zjarri një ditë më parë në zonën e Thethit ka folur për Ora News ku rrëfen momentin se si u regjistrua ngjarja.

47-vjeçari, i cili pas marrjës së një ndihmë mjeksorë në qëndrën spitalorë në Theth është trasportuar më helikopter drejt spitalit Ushtarak për mjekim më të spëcializuar.

Gëzimi thotë se ai prej kohesh punon në zonën e Thethit si murator. Pak ditë më parë autori i dyshuar i ngjarjes për të cilën Ora News e disponon emrin e plotë, i ka kërkuar 47- vjeçarit që të vinte në shtëpinë e tij për të rregulluar diçka në banesë.

Zotnia është me probleme të shëndetit mendor. Po bëja punë në Thesh, ai erdhi më kërkoi ti bëja disa punime te shtëpia. Unë nuk isha dakord. Më kërcënoi, më tha nëse nuk punon tek unë do të të nxjerr nga Thethi dhe nuk do të dukesh më këtë. Pati një përplasje verbale, pas disa ditësh më zuri pritë, mori automatikun e më qëlloi. Mora një plumb në këmbë. Ia kam treguar policisë detajet dhe e ka shpallur në kërkim e po punon për kapjen e tij.

Në lidhje më autorin në fjalë në të cilët vetë Gëzim Ndrezaj i ka treguar policisë, ende nuk është arritur të lokalizohet dhe të arrestohet.

Sipas burimeve shtetasi me iniciale K. C për të cilën Ora News e disponon emrin e plotë dyshohet të jëtë person më precedet të më parshëm penal.

Po të njëjtat burime tregojën se vetë autori i dyshuar i ngjarjës por edhe familja e tij jetojnë në zonë e Thethit të cilët prej kohësh merrem me turistët që vizitojnë piken turistike.

Policia e Shkodrës që prej regjistrimit të ngjarjes ka dalë më forca të shtuara në terren por deri më tani ende autori i ngjarjes nuk është arrestuar.