"Shfryhet" operacioni Llixha/ Gjykata liron me kërkesë të prokurorit 2 inspektorët e IMT Elbasan
Nga Edisona Skënderi Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2021, 19:15
Alian Zabeli dhe Donald Ziu, dy inspektorët e arrestuar pak ditë më parë në Elbasan për shkak se akuzoheshin se kishin lejuar ndërtimet pa leje janë liruar ditën e sotme.
Burime bëjnë me dije se lirimin i tyre mban “firmën” e prokurorit të Elbasanit që ka dërguar në gjykatë kërkesën për lirimin e tyre nga paraburgimi.
Kjo e fundit pas marrjes së kërkesës ka çmuar si të paligjshëm arrestimin e dy inspektorëve të Inspektoratit Vendor, Elbasan.
Dy inspektorët u arrestuan për ndërtimin e një hoteli gjigant në zonën e llixhave, pronari i të cilëve u vu në kërkim policor pak ditë më parë nga uniformat blu.
