Në pritje të "Foltores" së Berishës, shqiptarët mbushin hotelin në New Jersey

Ish-kryeministri, Sali Berisha, do të mbajë në orën 18:00  një takim online me shqiptarët e Amerikës.

Berisha do të jetë i pranishëm me video-konferencë në hotelin Marriott në New Jersey, i cili ka nisur të mbushet me shqiptarë.

Atmosferën për Ora News e përcolli gazetari Beqir Sina në një lidhje me skype.

"Atmosfera është shumë entuziaste. Është për tu theksuar pjesëmarrja e madhe. Janë 200-300 shqiptarë. Po presin orarin e takimit për tu lidhur me Berishën. Kemi dhe anëtarë të Vatrës. Gjitashtu ka studentë dhe studente që janë me studime këtu. Me përjashtim të daulles e njëjta atmosferë ka qenë sot këtu afër hotelit. Të gjithë makinat ishin stolisur me flamurin kombëtar, atë amerikan dhe të PD".