Makina del nga rruga në aksin Elbasan-Peqin, plagosen tre pasagjerët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2021, 16:21
Tre persona mbetën të plagosur në një aksident rrugur pasditen e sotme në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Shtetasi E. B., rreth 23 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë, janë dëmtuar pasagjerët në mjet, shtetaset M. S., rreth 48 vjeçe, R. S., 52 vjeçe dhe K. S., 21 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në Spitalin e Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.