Përplaset me çiklomotorin në aksin Krujë-Thumanë, drejtuesi i makinës e dërgon në spital të plagosurin

Drejtuesi i një çiklimotori mbeti i plagosur pasditen e sotme pas përplasjes me një makinë.

Aksidenti u regjistrua në aksin Fushë Krujë-Thumanë pranë fshatit Derven.

Drejtuesi automjetit pas aksidentit ka shoqëruar të plagosurin për mjekim.

Identifikimi i të plagosurit dhe as drejtuesit të mjetit nuk është bërë ende.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.