Afganët lënë pas të shkuarën, në Shëngjin janë punësuar, presin të ikin në Shtetet e Bashkuara
Rreth 3 muaj pasi panë vendin e tyre të binte në duart e talibanëve, dhe ikën nga atje duke lënë gjithçka pas, afganët e strehuar në vendin tonë kanë nisur jetën normale. Shumë prej tyre janë punësuar, e të tjerë merrem me aktivitete të ndryshme, por të ardhmen e shohin në Shtetet e Bashkuara.
Të vendosur prej 3 muajsh në Shëngjin, refugjatët afganq tashmë nuk kanë pothuajse asnjë ndryshim me vendasit.
Ata tanimë janë përshtatur me vendin, duke u bërë pjesë e aktiviteteve të ndryshme.
Kohen e lirë e kalojnë më së shumti duke u marr me sport, dhe këtë të diele Zhvilluan një ndeshje futbolli në qytetin e Lezhës.
"Unë jam 19-vjeç. Në kohën e lirë që kemi edhe pse nuk kemi shumë unë shkoj në palestër dhe luaj futboll."
Të rinjtë janë punësuar, por shkollimi mbetet një problematikë e pazgjidhur.
"Në Shqipëri unë nuk shkoj në shkollë, por në Afganistan unë jam kam mbaruar gjimnazin. Miqtë e mi janë punësuar tek resorti ku po qëndrojmë. "
Pavarësisht se në vendin tonë ata ndihen komod, ëndrra e tyre është Amerika.
"Unë e pëlqej shumë Shqipërinë dhe shqiptaret. Ne po presim vizën për në Amerike. Saktësisht nuk e di se kur do shkoj por në kanë thënë që ndoshta për 6 muaj ose 1 vit do zhvendosemi atje."
Prej fillimit të muajit shtator në zonën turistike të Shëngjinit janë strehuar rreth 2 mijë shtetas afgan, të cilët u larguan nga vendi i tyre pas pushtimit nga talibanët.
