Aksident i rëndë në Fier/ Zetori bie në kanal, vdes drejtuesi, plagoset vajza e tij 10-vjeçe

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, ku shtetasi B. H., 55 vjeç, banues në fshatin Hamil të Fierit, duke drejtuar mjetin tip zetor në tokat bujqësore në fshatin Hamil, për shkak të lagështirës, ka rrëshkitur dhe ka rënë në një kanal.

Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit bujqësor dhe është dëmtuar vajza e tij 10 vjeçe, e cila po merr mjekim në spitalin rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.