Dega e PD Berat zyrtarizon emrat e delegatëve për kongresin e 11 Dhjetorit, i pranishëm edhe Këlliçi
Degët e Partisë Demokratike Berat, Poliçan e Dimal kanë zyrtarizuar sot emrat e delegatëve të tyre për kongresin e 11 Dhjetorit.
Lista me emrat e delegatëve u lexua nga përfaqësues të degëve përkatëse përpara selisë së Partisë Demokratike Berat.
"Çdo delegat formularin e ka firmosur me dorën e tij dhe e ka plotësuar me dorën e tij. Nuk ka pasur as presion dhe as ndikim. Delegatët e Beratit kanë kërkuar vetë ta mbledhin këtë Kuvend duke parë gjendjen në të cilën ndodhet PD sot pas disa humbjeve resht. Kur kishte humbur gjithë besimin edhe në popull ne vendosëm të jemi pjesë e këtij Kuvendi që do të zhvillohet në datën 11."
Nga dega e Beratit kanë firmosur për në Kongresin e 11 Dhjetorit 125 nga 198 pra 63% e anëtarësisë së kësaj dege.
Po kështu nga dega e Poliçanit kanë firmosur 12 nga 34 dhe nga dega Dimal kanë firmosur 21 nga 46.
I pranishëm në Berat ishte dhe kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi në momentin që drejtuesit e degëve kanë lexuar listën
