Pastrimi i 19 milionë eurove, Gjykata e Palermos cakton arrest me burg për italianin Fabio Petruzello

Pastrimi i 19 milionë eurove, Gjykata e Palermos cakton arrest me burg
Biznesmeni Rezart Taçi

Gjykata e Rishqyrtimit të Prokurorisë së Palermos ka konfirmuar "arrestin me burg" për ekonomistin italian Fabio Petruzello, duke hedhur poshtë kërkesën për arrest shtëpiak të avokatëve të tij.

Për një nga akuzat atij i është njohur arresti shtëpiak, por në akuzat kryesore është konfirmuar urdhri i arrestit me burg , gjë që bën Petruzello të vazhdojë të qëndrojë në burg.

 Fabio Petruzello u arrestua së bashku me sipërmarrësin Francesco Zumma për riciklimin  ndërkombëtar e pastrimin e 19 milionë euro në një filial të Alpha Bank në Tiranë.