Video/ Interi shumë i fortë për Mourinhon, dominon Romën 3-0 në “Olimpico”
Interi tregon forcën ndaj Romës dhe Mourinhos. Në “Olimpico” nuk pati histori në një ndeshje të dominuar totalisht nga zikaltërit në raste, gola, qarkullim e gjithçka e pavarësisht se Marash Kumbulla ishte titullar nuk mund të bënte asgjë.
3-0 rezultati final i kësaj sfide që u vendos që në pjesën e parë teksa Çalhanoglu në 16’ shënon direkt nga goditja e këndit për të kaluar në avantazh ekipin e Inzaghit.
Interi sulmon pafundësisht dhe në 24’ është radha e Dzekos që shënon ndaj ish skuadrës por nuk festoon ndërsa në 39’ ka festë pasi Dumfries gjen golin e parë me Interin dhe në Serinë A.
Pjesa e dytë është më e miri disi për Romën që sulmon por Interi preferon të menaxhojë sfidën e cila mbyllet me fitoren e Interit që tregon edhe njëherë se këtë sezon do të jetë një pretendente kryesore për titull./Ora News/.
