Video/ Çfarë spektakli. West Ham thyen Chelsean, përmbys derbin në 3-2

Java e 15-të e Premier League nis në mënyrë spektakolare dhe me surpriza. Në fakt West Ham nuk mund të quhet surprizë pasi këtë vit është mes 4 më të mirëve dhe sot skuadra e David Moyes i dha një leksion Chelseat të Tuchel.

Në derbin e Londrës, vendasit arritën të fiton 3-2 në nje ndeshje shumë emocionuese dhe me spektakël deri në minutat e fundit.

Thiago Silva kaloi në avantazh miqtë në 28’ për ta barazuar Lanzini me penallti sfidën në 40’ por pa u mbyllur pjesa e pare shënoi sërish Mount për “Blutë e Londrës”.

Në pjesën e dytë ndeshja foli vetëm për vendasit që përbysën ndeshjen me dy gola nga Bowen në 56’ e në fund në 87’ ishte Masuaku që realizoi golin e fitores 3-2.

Një humbje për Tuchel që e rikthen pas në kohë qe në Tetor kur Chelsea u mund për herë të pare në kampionat nga Man. City që tashmë ruan kryesimin./Ora News/.