Dortmund-Bayern me tifozë por dy sfida të Championsit me stadiume të boshatisura
Gjermania po kalon një moment të vështirë për shkak të infeksioneve në rritje me covid-19 aq sa të gjithë zonat e këtij vendi kanë marrë masa kundër përhapjes.
Futbolli nuk i shpëton masave kufizuese aq sa është bërë zyrtare që dy ndeshje të Champions League që përfshijnë Bayern Munchen dhe Leipzig do të jenë pa tifozë.
Pra në mesjavë, Bayern Munchen do të presë Barcelonën me një “Allianz Arena” të boshatisur e gjithashtu edhe Leipzig do të mirëpresë Man. City me dyer të mbyllura në stadium.
Por një mase të tillë i ka shpëtuar disi klasikja e madhe të Shtunën mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen.
Edhe pse luhet në “Signal Iduna Park”, autoritetet kanë vendosur që në stadium të ketë një numër të kufizuar tifozësh. Dhe siç është konfirmuar, dueli per kreun në Bundesliga mes dy gjigantëve do të jetë me 15 mijë tifozë të pranishëm.
Gjysma e të keqes pasi një duel i tillë nuk mund të lihet pa tifozë në një impiant që githmonë është i mbushur./Ora News/.
