Milani presion rivalëve. Edhe me mungesa dominon Salernitanën

Një fitore që sigurisht që shkon për Simon Kjaer. Milani arrin fitoren e dytë radhazi edhe pse me probleme të mëdha nga dëmtimet duke u bërë presion rivalëve të kreut, Napolit dhe Interit.

Kuqezinjtë paten përballë një rival jo shumë të forte, Salernitanën e Veselit të cilën e mposhtën pa probleme 2-0 në “San Siro”.

Sfida u vendos që në pjesën e parë ku kuqezinjtë menjëherë shënuan dy herë me Kessie në 5’ dhe Saelemakers në 18’ e më pas Pioli vendosi të menaxhojë ndeshjen duke parë edhe kalendarin.

Jo më kot Ibrahimoviç ishte lënë pushim për këtë ndeshje pasi në mesjavë luhet ndeshja me Liverpool në Champions dhe me Salernitanën ndeshja më pas ishte pa asnjë sforcim dhe u mbyll 2-0./Ora News/.