Video/ Barça pëson humbjen e parë me Xavin, Betis e ndëshkon në “Camp Nou”

Per Xavi Hernandez vjen humbja e parë me Barcelonën. Kur po shikonim shenja ripërtëritjeje nga katalanasit, vjen dhe humbja përballë një Betis shumë të fortë që vuri në vështirësi vendasit.

Katalanasit që vinin nga dy fitore radhazi morën një goditje sot teksa ndalën ecurinë drejt vendit të katërt teksa është pikërisht Betis që me këto 3 pikë shkon në vend të tretë.

Me gjithë rastet e krijuara, Barça ka probleme me konkretizimin dhe nuk arrin t’i shfrytëzojë ndërsa Betis ne 79 me Juanmi arriti të ndëshkonte katalanasit.

Kjo disfatë rikthen me këmbë në tokë Xavin dhe Barcelonën të cilët duhet të bëjnë jashtëzakonisht shumë për të arritur në Champions për sezonin tjetër./Ora News/.