Milani në telashe, Kjaer 6 muaj jashtë. Maldini hidhet në merkato

Një goditje të rëndë ka marrë Milani dhe Stefano Pioli. Dëmtimi që pësoi Simon Kjaer në ndeshjen me Genoan ishte më i rëndë seç u parashikua në fillim teksa sot mbrojtësi danez iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjukale në ligamentin e gjurit.

Klubi kuqezi njoftoi se operacioni për rindërtimin e ligamentit shkoi mirë por pavarësisht fjalëve optimiste, sezoni për Kjaer mund të quhet i mbyllur përpara kohe.


Një situate e tillë detyron drejtuesit e klubit të hidhen menjëherë në merkaton e Janarit për të gjetur ndoshta jo dy lojtarë pasi edhe Calabria ka probleme por të paktën një mbrojtës qëndre.

Opsioni i parë dhe pa shumë shpenzime do të ishte rikthimi para kohe i Caldaras i cili është i huazuar te Verona ndërsa ëndrra e Maldinit është Gleison Bremer për të cilin Torino kërkon të paktën 25 mln Euro.

Gjithsesi, emrat janë shumë por me një drejtues si Maldini, tifozët duhet të jenë të qetë se një lojtar me kualitet do të afrohet në merkaton e dimrit./Ora News/.