Partizani fiton sërish dhe ngjitet, Teqja i heq pikët Skënderbeut

Në “Air Albania” mbyllet java e 11-të e Superiores dhe ndeshja nuk zhgënjeu aspak. Ishte Partizani qe arriti të fitonte ndaj Skënderbeut duke siguruar suksesin e dytë radhazi dhe të tretin në 4 ndeshjet e fundit që tregon se ekipi i Ilir Dajës po rikthehet aty ku i takon.

Në fakt fitorja erdhi edhe me pak fat teksa fillimisht të kuqtë kaluan në avantazh me një gol shumë të bukur të Rrapaj nga jashtë zone në 14’.

Nuk vonon përgjigja e korçarëve që në 20’ pas një gafe të vendasve Mensah përfiton dhe vendos barazpeshën në “Air Albania”.

Ndodh gjithçka në pjesën e parë kur në 28’ Partizani kalon sërish në avantazh me Carën pas një pasimi të Stenio Junior.

Pas një pjese të parë shumë emocionuese, fraksioni i dytë është më I ekuilibruar teksa në 63’ Skënderbeu gjen golin por sistemi VAR e anulon me të drejtë.

Ndërkohë që korçarët në 80’ kanë mundësinë më të mirë për të shënuar dhe barazuar pas një penalltie të akorduar por Teqja bën heroin duke i pritur Meksit gjuajtjen.

Kaq ishte dhe sfida me skuadrat që nuk rrezikojnë më dhe me Partizanin qe tashmë e shikon veten drejt pjesës së sipërme të renditjes dhe Skënderbeu që mbetet ende i parafundit./Ora News/.