Kabina elektrike e hapur, Banorët: Të merren masa urgjente, fëmijët tanë janë në rrezik

Në kabinë elektrike e hapur është kthyer në kërcënim serioz për banorët e rrugës “Jordan Misja” në Tiranë. Rreziku më i madh i kanoset fëmijëve të vegjël të cilët edhe pse prindërit I këshillojnë që t’i rrinë sa më larg kësaj kabine sërish ata lozin aty pranë,pa marr parasysh pasojat. Problemin e kanë raportuar, madje janë bërë dhe fotografime e tanimë thirrja e tyre shkon për veprime konkrete

“Ndodhem në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet aty ku kjo kabinë elektrike dhe pse në të shkruhet kujdes, rrezik vdekje është e pakyçur duke rrezikuar jetën e banorëve të lagjes dhe të kalimtarëve.”

Rreziku më i madh i kanoset fëmijëve të vegjël të cilët edhe pse prindërit i këshillojnë që t’i rrijnë sa më larg kësaj kabine sërish ata lozin aty pranë, pa marr parasysh pasojat.

“Lozin kalamaj, dera hapur, aty lexon rrezik vdekje, është tension i lartë. Është jashtëzakonisht e rrezikshme. Ka shumë që kanë humbur jetën.”

Fundjavave zona kthehet në treg mallrash të ndryshëm e rrjedhimisht numri i kalimtarëve është më i lartë.

Dhe ata që kalojnë për herë të parë aty duke hedhur sytë plot habi mbi kabinën e hapur, mosmarrjen e masave e cilësojnë skandaloze.

“Kaloi një ditë një makinë polici, i thashë urdhëro zotëri shihe si është gjendja këtu. E pa e mori me foto. Po nuk erdhën dhe nesër dhe pasnesër do e blejë vetë, dhe do e mbajë vetë  çelësin. Nevojiten që të merren masa urgjente."

Problemin e kanë raportuar, madje janë bërë dhe fotografime.