I dënuar me 4 vite burg për trafik drogë në Itali, arrestohet 30-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me  policinë  Rinasit ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili ishte në kërkim.

30-vjeçari, Denis Meçja, prej vitit 2017 deri në nëntor 2021 ishte në burg në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Ndalimi i tij u bë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2017, e ka dënuar me 4 vite burgim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Më datë 24.05.2016, 30-vjeçari ka goditur me grushte e sende të forta, në një lokal,  shtetasin B. K., me banim Elbasan, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Materialet shtesë  i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.