Deputeti demokrat Luan Baçi akuza Bashës: Po manipulohet lista e delegatëve për “11 Dhjetorin”

Deputeti demorkat Luan Baci, mbështetës i hapur i Sali Berishës, akuzoi sot sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Bardhi, se po përpiqet të manipulojë numrin e delegatëve në qarkun e Fierit.

“Në bazë të rregullit të vendosur në kuvendin e 17 korrikut të 640 delegatët duhet të jenë delegatë për Kuvendin e 11 dhjetorit”

Baçi thotë se, kjo është një tentativë me urdhër të Lulzim Bashës.

Me urdhër të kryetarit në detyrë për tu hequr të drejtën e votës e të qenit delegat kësaj pjese shumë të rëndësishme të degës së PD-së. Sekretarët e seksioneve dhe kryetarët e grup seksioneve kanë qenë ata që i kanë mbushur sheshet dhe protetat kanë mbajtur gjallë aktivitetin e plotë të PD” tha Baçi sot në një prononcim për median nga qyteti i Fierit.

Ish kryetari i kësaj dege, deputeti Baçi, duke ju referuar delegatëve të Kuvendit të korrikut 2021,  tha se  demokratët e Fierit  mbështesin masivisht kuvendin e 11 dhejtorit.

Gjithashtu në qarkun e Fierit  Dega e Roskovecit ka 52 delegatë, ku kanë firmosur 31 prejt yre. Dega e Patosit ka 82 delegatë, dhe kanë firmosur 57 prej tyre, ndërsa dega e Mallastrës kanë firmosur 38 përqind e delegatëve.