Ambasadorja Kim optimiste: Gjykata Kushtetuese e plotë në fillim të 2022-it

Ambasadorja amerikane komenton zhvillimin e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ambasadorja Kim thotë se një veprim i tillë i hap rrugën formimit të një Gjykate Kushtetuese në fillim të vitit 2022 dhe inkurajon të gjitha institucionet të ecin pëpara me institucionet në drejtësi.

"Gjykata Kushtetuese arriti kuorumin 1 vit më parë që mundësoi funksionalitetin. Veprimi i djeshëm i hap rrugën përfundimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit 2022. Inkurajojmë të gjitha institucionet përkatëse që të vazhdojnë përpara – pavarësisht pengesave – për zbatimin e reformës në drejtësi."

Më tej  ambasadorja shton se vazhdon zbatimi i reformës në drejtësi, dhe se tashmë hapet rruga e përfundimit të Gjykatës Kushtetuese.

"Vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi. Më vjen mirë që Flamuri i  Zyra e Presidencës (në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Avokatin e Popullit dhe të tjerë) zhvilloi dje një short transparent për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi", ambasadorja amerikane."