Trafiku i klandestinëve: 900 - 1100 euro fitim për çdo emigrant. Ora News zbardh skemën, destinacionin e fitimet
Numri i shtetasve të huaj që hyjnë ilegalisht në Shqipëri ka shënuar rritje duke arritur në shifrën shqetësuese prej 13 mijë personash gjatë vitit 2021.
Klandestinët të cilët vijnë kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore, futen në territorin tonë nëpërmjet kufirit të gjelbër kryesisht nga pika kufitarë e Qafë Botës.
Bazuar në evidencat e policisë, Ora News ka zbardhur rrugët e kalimit ndërkohë që grupe të organizuara i marrin klandestinët e huaj pranë kufirit në hyrje të Shqipërisë duke i përcjellë deri në zonën pranë kalimit drejt Kosovës dhe Malit të Zi.
Varësisht nga rruga që ndiqet personat që kryejnë transportin shpërblehen me pagesën përkatëse.
Nga Qafë Bota drejt Tiranës klandestinët paguajnë 300 euro personi.
Dyfishi i kësaj shume paguhet për nisjen direkt nga zona e Qafë Botës për në Shkodër, ndërsa mbi 700 euro paguhen për transportim nga jugu drejt pikës Morinë në Kukës.
Por krahas lëvizjes së klandestinëve nga jugu drejt pikave kufitare në veri, ka edhe fluks lëvizjesh në kthim, nga Tirana drejt pikave kufitare me Greqinë, për të huajt që kapen.
Nga Tirana deri në Kapshticë, një person paguan 300 euro, ndërkohë që nga kryeqyteti deri në Kapshticë, kostoja e transportit është 450 deri në 500 euro.
Një shifër më të ulët është nëse shtetasi i huaj do të nisët nga Tirana drejt pikës së Muriqanit, e cila llogaritet një shumë prej 250 eurove.
Pak javë më parë policia arrestoi një 31 vjeçar që po transportonte me kamion 83 emigrante të cilëve u kishte kërkuar 1150 euro për person.
Ajo çka bie në sy është se arrestimet e shumta nga policia nuk shoqërohen me dënimin e transportuesve apo edhe të vetë klandestinëve në gjykata pasi më shumë se gjysma e persona të dërguar në gjyq, kanë marrë pafajësi për shkak të problemeve në hetime.
Luan Baçi: Në Kuvendin e PD-së do jenë 640 delegatë nga Fieri
4 Dhjetor, 11:23



