Në karrige prej 22 vitesh, gruaja: Pensioni nuk mjafton për asgjë, shteti të na ndihmojë
Fllanxa Murra ka 22 vite në këtë karrige me dy rrota. Ishte 10 vjeçe kur një aksident me mina i mori të dyja këmbët.
"Jam plagosur me mina, që në moshën e vogël dhe kam 22 vite, që unë jam plagosur dhe qendroj në karrocë."
E pamundur për të ndryshuar realitetin e saj të trishtë, Fllanxa tregon se përballet mes vështirësish, pasi pensioni i saj prej 10 mijë lekë të rinj, dhe 10 mijë lekë të rinj kujdestarin që përkujdeset për të, por këto të ardhura nuk mjaftojnë.
"Më atë 100 mijë lekësh që marr unë nuk marr dot as ilaçe, nuk laj dot as faturat e energjisë , nuk paguaj dot as qiranë, nuk bëj dot asgjë. 100 mijë lekëshin tjetër e merr shoqëruesi që më shërben mua."
Thirrja e saj është për një jetesë si të gjithë të tjerët, ndaj bën apel për ndihmë.
"Të na ndihmojnë edhe neve. Të na japin një shpresë, të jetojmë si gjithë të tjerët. Mos kemi kaq shumë vështirësi."
Me gjithë vështirësinë e lëvizjes, edhe Fllanxa u është bashkuar protestave të njëpasnjëshme që zgjatën për 3 ditë dhe si të gjithë personat e tjerë dritë jeshile nga takimi i premtuar nga kryeministri, për ti paraqitur kërkesat ministres së shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, Ogerta Manastirliu.

