Tiranë/ Arrestohet shpërndarësi i drogës në rrugën e "Kavajës", e "Nikolla Lena"

Një 21-vjeçar është arrestuar, pasi posedonte dhe shpërndante  lëndë narkotike, kaanbis sativa në zona të ndryshme të Tiranës.

21-vjeçari është kapur nga Policia në rrugën "Nikolla Lena".

I riu pasi siguronte lëndën narkotike e ndante në porcione të vogla, të cilat më pas i shiste në zonën e rrugës së "Kavajës", dhe në rrugën "Nikolla Lena", kundrejt vlerës 500 lekë të rinj një dozë cannabis sativa dhe 8000 lekë të rinj një dozë me kokainë, informon policia.

"Gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi dhe gjatë kontrollit në banesën e marrë me qira prej tij në rrugën "Nikolla Lena", shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale  1 kg e 250 gramë cannabis sativa, një sasi lënde narkotike kokainë , 1 aparat celular dhe 2 peshore elektronike", njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".