Ura e "vdekjes" mbi Gjadër rrezikon mijëra banorë të Zadrimës në Lezhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2021, 15:26
Një burrë humbi jeten 3 vitë më parë, pasi motoçikleta me të cilën udhëtonte përfundoi në lumë për të shmangur përplasjen me një mjet që po kalonte njëkohësisht në urë.
Ngjarje të tilla kanë qenë të shpeshta, por fatmiresisht pa pasoja në jetë njërëzish.
Ura mbi Lumin Gjadër që lidh disa fshatra të Zadrimës në Lezhë me zonën e Bushatit në Shkodër është kthyer në burim aksidetesh.
Kalimi është mjaft i frikshëm dhe i rrezikshëm, pasi ura është shumë e ngushtë dhe pa mbrojtëse anësore.
Banoret të zonës e drejtues mjetesh thonë se pavarësisht premtimeve të vazhdueshme asnjë masë nuk është marrë për ti dhënë zgjidhje problematikës.
Kjo urë u shërben mijera banoreve të Zadrimës dhe fshatrave të Bushatit në Shkodër.

