Vranësira deri në pasdite, si do të jetë moti sot?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2021, 08:38
Vendi ynë do të mbizotërohet nga mot me vranësira në pjesën e parë të ditës, ndërsa në orët e pasdites pritet mot me kthjellime.
Sipas MeteoAlb mbetemi në ndikimin e qendrës ciklonare, e cila do të kushtëzojë vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore. Duke ju afruar mesditës moti përmirësohet gradualisht në pjesën më të madhe të vendit duke spostuar vranësirat dhe reshjet drejt zonave juglindore.
Mbrëmja sjell përmirësim edhe në këto zona.
Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 17 °C.
Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgë mbi 3 ballë.
Çekia synon të bëjë vaksinimin e detyrueshëm për moshat mbi 60
4 Dhjetor, 08:07


