Durrës/ Policia bastis shtëpinë e të riut në Durrës, ja çfarë i gjejnë në banesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2021, 09:53
Një 28-vjeçar në Durrës është arrestuar, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Pas informacioneve të marra nga qytetarët, Policia bëri një kontrolli të befasishëm në shtëpinë e 28-vjeçarit , ku gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.
I arrestuari është identifikuar me inicialet S.G, banues në lagjen nr,2,Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit‘’.


