Makina përplas këmbësorin në Durrës, dërgohet në urgjencë me makinë private

Një person mbeti i plagosur në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur orës 06:40 në Romanat, ku një  mjet me drejtues shtetasin A. G., 46 vjeç, ka goditur një këmbësor të paidentifikuar, i cili me mjet të rastit është dërguar në Urgjencën e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën

Grupi herimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.